🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.09 ▼2.57%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,213 ▼ -1.34% ETH $2,138 ▼ -2.81% XRP $1.4495 ▼ -0.77% SOL $89.0400 ▼ -1.32%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.09 ▼2.57 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.09 ▼2.57 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Janari solli rritje të lehtë të primeve të sigurimeve, por më pak kontrata për Jetën

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar trendin e rritjes edhe gjatë muajit janar të këtij viti, megjithëse me ritme të moderuara.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vëllimi i primeve të shkruara bruto arriti në 2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2,45% krahasuar me janarin e vitit 2025. Në terma absolutë, tregu u zgjerua me rreth 48,5 milionë lekë.

Ndërkohë, numri i kontratave arriti në 118.431, me një rritje minimale prej 0,07% në baza vjetore, duke reflektuar një ngadalësim të zgjerimit të bazës së klientëve krahasuar me ritmin e rritjes së primeve.

Segmenti i sigurimeve të Jo-Jetës mbetet dominues në treg, duke gjeneruar 1,8 miliardë lekë prime, ose rreth 90,8% të totalit. Ky segment regjistroi një rritje prej 2,91%. Ndërsa numri i kontratave në këtë segment u rrit lehtë me 0,14%, duke arritur në 106.670 të tilla.

Në të kundërt, segmenti i sigurimeve të Jetës shfaqi një ecuri më të dobët. Vëllimi i primeve zbriti në 186,48 milionë lekë, me një tkurrje prej 1,08%, ndërsa numri i kontratave ra me 0,52%, duke arritur në 11.758.

Sa i përket dëmeve, gjatë janarit 2026 janë paguar gjithsej 638,8 milionë lekë, duke shënuar një rënie prej 6,96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i dëmeve të paguara pësoi një ulje të lehtë, duke zbritur në 6009 raste, nga të cilat pjesa dërrmuese, 5723 dëme, i përkasin segmentit Jo-Jetë, ndërsa 286 dëme segmentit të Jetës.

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.