☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.36% SOL $83.3700 ▲ +0.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Arte

Java Amerikane, me aktivitete të larmishme nga 10-14 tetor

“I ftuari ynë i nderit gjatë Javës Amerikane është ylli i Hollivudit, aktori i Breaking Bad, RJ Mitte. I njohur për rolin e tij si ‘Walt Jr.’ në serialin fitues të çmimit Emmy ‘Breaking Bad’, RJ theu stereotipet dhe ndryshoi mendësi me pozitivitetin e tij. RJ e ka kthyer aftësinë e tij ndryshe në pasuri duke punuar në çështje të lidhura me të drejtat e personave me aftësi ndryshe, gjithëpërfshirjen dhe kundër bullizmit. Mos e humbni mundësinë për ta takuar gjatë Javës Amerikane dhe në Panairin e Ditës Kombëtare të Aktivizmit më 11 Tetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së bashkë me organizatën “Crush” do të organizojë një turne të veçantë basketbolli në 14 tetor.

“Formati i basketbollit 3-x-3 e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe njihet gjithashtu si “Streetball”. Jemi në kërkim të lojtarëve dhe skuadrave që duan të regjistrohen në turne. Është pa pagesë dhe i hapur për publikun. Djem, vajza, burra apo gra të të gjitha niveleve të aftësive janë të mirëpritur t’i bashkohen argëtimit! Aktiviteti do zhvillohet te Sheshi ‘Italia’, pranë Stadiumit ‘Air Albania’ më 14 tetor, gjatë gjithë ditës. Regjistrimi është i hapur deri më 7 tetor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.