☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.95 ▼1.41%
ARI 4,765 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,572 ▲ +2.84% ETH $2,135 ▲ +4.75% XRP $1.3520 ▲ +2.79% SOL $83.2700 ▲ +3.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.95 ▼1.41 % ARI 4,765 ▲1.85 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.95 ▼1.41 % ARI 4,765 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Jorida Tabaku: Rama dështoi sot, me dëshminë na bëri të kuptojmë se do i shesë vartësit e tij

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka folur para mediave pas përfundimit të seancës maratonë ku dëshmoi kryeministri Edi Rama.
Jorida Tabaku është shprehur se kreu i qeverisë dështoi që të tregonte se ku kanë shkuar 430 mln euro që u hodhën për inceneratorët.

Tabaku: Ajo që dëgjuam për 10 orë ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, hiqte përgjegjësinë e tij. Ajo që nuk arritën shqiptarët të kuptojnë është se si disa që janë në kërkim nga drejtësia, arrijnë të paguhen akoma nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni i ka bërë një nder të madh publikut, duke bërë transparente faktet.

Unë besoj që Komisioni Hetimor i ka bërë nder të madh publikut duke bërë transparente faktet. Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 100 milionë, dështoi të thoshte se si këto para i kanë shkuar kompanive pa eksperiencë me lidhje me 2 prej ministrave të tij duke trajtuar me arrogancë çdo ligj, Kushtetutën dhe si gjithmonë, refuzoi të thoshte të vërtetën. Nuk prisja asgjë tjetër. Unë nuk arrita dot të marr përgjigje, në çdo vend normal, kryeministri do të ishte dorëhequr.

Ne do të bëjmë punën që t’i çojmë SPAK-ut dosjen e plotë. Dëshmia e sotme na bëri të kuptojmë se Edi Rama do i shesë vartësit e tij,  mbron vetëm veten. Unë besoj që Komisioni i kishte të qarta faktet por sot doli në pah se firma ishte hedhur në vetëdije. Ai ka pasur qëllimin që t’ia jepte tre kompanive, ai e di çfarë ka ndodhur, e di që nuk kryhet procesi, e di që po përdoren për pastrim parash. Një fjali të fundit për 430 milionë euro, sot e gjithë propaganda ishte pse ja keni mbushur mendjen njerëzve për 430 milionë euro dhe nuk e mbuloi dot, pavarësisht se sa aktroi. Ajo që është më e rëndësishme është që të kuptojmë se jemi të vendosur për ta çuar përpara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.