☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashethem

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas daljes nga dyert e institucionit të posaçëm, ajo është ndalur për një prononcim për mediat, ku është pyetur lidhur me deklaratën e mëhershme të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte aluduar se zyrtare apo ish-zyrtare të qeverisë po tentojnë të shmangin masat e arrestit përmes shtatzënisë.

Duke e trajtuar situatën me nota të forta ironie dhe humori, Kryemadhi u shpreh prerë se ajo vetë garanton që nuk mbetet me barrë, ndërsa lëshoi një batutë se në këtë ritëm duket sikur po ngrihet një “mini-maternitet”, duke qenë se sipas saj e gjithë situata po shfrytëzohet për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Me barrë nuk ngel!” – u shpreh ajo, duke shtuar se deklarata e Berishës mund të shihet si në kuadrin e thashethemit, por edhe atë të së vërtetës.

“Unë ju garantoj se me barrë nuk ngel. Këtë e them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë vjen në jetë një foshnje, është një gjë e mirë. Ndoshta, duke ditur që po shpopullojnë Shqipërinë, po ngrenë një mini-maternitet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.