☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka përcaktuar javën e parë të gushtit si Java Botërore e Ushqyerjes me Gji.

OKB konsideroi ushqyerjen me gji si investim në shëndetin e fëmijës, të nënës dhe të gjithë shoqërisë. Edicioni i vitit 2026 zhvillohet me temën “Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë: të forcojmë atë që funksionon”. Kjo temë  u bën thirrje qeverive, institucioneve shëndetësore, vendeve të punës, komuniteteve, organizatave të shoqërisë civile dhe familjeve të bashkëpunojnë për të forcuar “Zinxhirin e Ngrohtë të Mbështetjes” për nënat dhe foshnjat.

OKB thotë se, sot, dihet qartë se cilat ndërhyrje japin rezultate. Sfida nuk është më të zbulojmë se çfarë funksionon, por të investojmë mjaftueshëm për t’i zbatuar këto masa në shkallë të gjerë. Studimet tregojnë se këshillimi i ofruar në institucionet shëndetësore, në komunitet dhe në familje mund të rrisë me 58% normën e ushqyerjes ekskluzive me gji.

Fushatat e informimit në media, të kombinuara me këshillimin dhe mobilizimin e komunitetit, kanë dëshmuar gjithashtu efektivitet, duke rritur me 17% normën e ushqyerjes ekskluzive me gji.

Po aq i rëndësishëm është edhe zbatimi i Kodit Ndërkombëtar për Marketingun e Zëvendësuesve të Qumështit të Gjirit. Vendet që kanë legjislacion në përputhje me këtë kod raportojnë mesatarisht 54% ushqyerje ekskluzive me gji, krahasuar me vetëm 24% në vendet ku mungojnë masa ligjore.

Leja e paguar e lehonisë është një tjetër faktor kyç. Sipas studimeve, ajo shoqërohet me një rritje prej 52% të ushqyerjes ekskluzive me gji. Gjithashtu, politikat mbështetëse në vendin e punës, si hapësirat për ushqyerje ose nxjerrje të qumështit dhe oraret fleksibël, ndikojnë ndjeshëm në rritjen e normave të ushqyerjes me gji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.