Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, firmosi sot tri marrëveshje në sektorin energjetik me ambasadorin gjerman, Karl Bergner. Marrëveshjet parashikojnë një financim prej rreth 90 milionë eurosh hua dhe 24 milionë euro grant nga qeveria gjermane.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ministri Karakaçi shpjegoi përmbajtjen e marrëveshjeve, të cilat fokusohen në modernizimin e sistemit energjetik, rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe rritjen e eficencës së energjisë në konviktet e Qytetit Studenti.
“Kënaqësi që nënshkruam tri marrëveshje qeveritare me ambasadorin gjerman, me një rëndësi specifike dhe me një vlerë të rëndësishme, rreth 90 milionë euro hua, dhe rreth 24 milionë euro grant. Marrëveshja e parë lidhet me eficencën e energjisë në sistemin e transmetimit, me digjitalizimin e gjithë sistemit të transmetimit, duke i dhënë mundësi që të automatizojmë edhe gjitha proceset që lidhen me ndërlidhjen e nënstacioneve dhe operimin energjitik. Marrëveshja tjetër lidhet me rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Marrëveshja e fundit lidhet me Qytetin Studenti dhe rehabilitimin në kuadër të eficencës së energjisë, së konvikteve të studentëve. Ka një grant 24 milionë euro nga qeveria gjermane për këto ambiente”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.