☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,978 ▼ -2.47% ETH $2,237 ▼ -1.57% XRP $1.2538 ▲ +0.49% SOL $95.8500 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?

Takimet mes përfaqësuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe presidentit Ibrahim Rugovës, në fillim të viteve ’90, janë një nga episodet e trajtuara në ciklin “Dosjet” në Debat Plus.

Veprimtari, Ramadan Avdiu ka rrëfyer detaje nga një prej takimeve me Rugovën, duke thënë se përfaqësuesit e LPK-së kishin shkuar te ai për të diskutuar për raportet mes Lëvizjes ilegale dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Avdiut, në takim morën pjesë Ramadan Avdiu, Xhavit Haziri dhe Azem Syla.

“Kemi biseduar gjatë me Rugovën… për stigmatizimin, diskualifikimin”, ka treguar Avdiu.

Por, sipas tij, një nga fjalitë e para të Rugovës lidhej me armatimin.

“Fjalët e tij të para kanë qenë: ‘a keni hekra hiç?’ Ne i thamë nuk jemi krejt pa to, por nuk kemi sa na duhen”, ka rrëfyer Avdiu.

Ai ka shpjeguar se me këtë pyetje Rugova i ishte referuar armëve. Në atë takim, sipas Avdiut, Azem Syla kishte theksuar se shpërbërja e Jugosllavisë do të ndodhte dhe se ajo nuk do të kalonte pa luftë.

Edhe Ali Ahmeti, në një rrëfim tjetër të trajtuar në “Dosjet”, ka folur për takimet dhe komunikimin me Rugovën.

Sipas Ahmetit, Rugova u kishte thënë përfaqësuesve të LPK-së se ishte i përcaktuar për mënyrën e tij të veprimit politik.

“’Unë jam i përcaktuar për këtë mënyrë të bërjes së politikës… ky takim mbetet takim mes nesh. Por për më tutje, takohuni me Fehmi Aganin’”, kishte thënë Rugova, sipas Ahmetit.

Kontaktet nuk ishin vetëm me Rugovën. Përfaqësues të LPK-së kishin komunikuar edhe me Bujar Bukoshin, ndërsa në një moment kishin shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar strukturave të qeverisjes së asaj kohe.

Avdiu ka thënë se LPK-ja kërkonte rol konkret, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

“Ekskluzivisht në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka deklaruar ai.

Në këtë periudhë, LPK-ja po diskutonte gjithnjë e më shumë edhe çështjet e organizimit ushtarak dhe përgatitjes për një konflikt të mundshëm./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.