☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,978 ▼ -2.47% ETH $2,237 ▼ -1.57% XRP $1.2538 ▲ +0.49% SOL $95.8500 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta

Kryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë të enjten në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, ku ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin e diasporës shqiptare në shoqërinë zvicerane.

Haxhiu ka thënë se Kosova dhe Zvicra kanë ndërtuar ndër vite lidhje të veçanta, të bazuara në miqësi, bashkëpunim dhe lidhjet mes qytetarëve të dy vendeve.

Sipas saj, për shumë familje në Kosovë, Zvicra është prej kohësh pjesë e jetës së përditshme, për shkak të numrit të madh të familjarëve dhe miqve që jetojnë atje.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk e harron mbështetjen e Zvicrës në periudhat më të vështira, si dhe kontributin e vazhdueshëm të saj në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e vendit dhe mbështetjen e qytetarëve.

Haxhiu ka përmendur bashkëpunimin politik, sigurinë, arsimin, ekonominë dhe kulturën si fusha ku marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës vazhdojnë të zhvillohen.

Në fjalën e saj, ajo ka vënë në pah edhe kontributin e shqiptarëve nga Kosova në Zvicër, duke përmendur shembuj nga politika dhe shkenca.

“Futbolli është ndoshta shembulli më i dukshëm, por për fat të mirë jo i vetmi. Nga politika te shkenca, njerëz si Ylfete Fanaj dhe Ardian Jusufi tregojnë se ata që dikur gjetën strehë dhe mundësi në Zvicër, sot janë pjesë aktive e zhvillimit dhe e suksesit të saj”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shprehur krenarinë për këto histori dhe mirënjohjen ndaj Zvicrës, ndërsa popullit zviceran i ka uruar paqe, mirëqenie dhe shëndet.

Haxhiu ka falënderuar gjithashtu përfaqësuesit zviceranë në Kosovë për miqësinë dhe rolin e tyre në rrugëtimin e vendit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.