☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,612 ▲0.85%
DOW 46,534 ▲0.89%
NASDAQ 22,007 ▲1.13%
NAFTA 89.93 ▼2.62%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,992 ▲ +2.71% ETH $2,168 ▲ +2.74% XRP $1.4152 ▲ +2.03% SOL $92.0500 ▲ +3.49%
S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Juncker: S’ka euro po nuk pati “Schengen”

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë, kur theksoi se projekti i monedhës së përbashkët europiane do të rrezikohej, nëse do të shthurej zona e lëvizjes së lirë “Schengen”, për shkak të rivendosjes së kontrolleve ndërkufitare nga vendet anëtare të saj për të mbajtur larg refugjatët.

Zona “Schengen” e përbërë nga 26 anëtarë është vendosur nën një presion të madh që prej verës së këtij viti, kur qindra e mijëra emigrantë që u largoheshin luftrave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, mësynë kontinentin e vjetër përmes kufijve jugorë dhe juglindorë në kërkim të një jete më të sigurtë në Europë”.

Duke qenë se Greqia, veçanërisht, po vuan të frenojë valën e refugjatëve, vende të tjera si Hungaria dhe Danimarka kanë rivendosur kontrollet e përkohshme kufitare për të ndalur fluksin e refugjatëve, duke e bërë udhëtimin e lirë pa pasaporta më të vështirë, madje duke shënuar rekord në dekadat e fundit.

Duke folur përpara Parlamentit Europian në Strasburg, Juncker paralajmëroi se, nëse lejohet shembja e sistemit të “Schengen”-it, kjo do të kishte pasoja politike për projekte të tjera të Bashkimit Europian, përfshi edhe monedhën e përbashkët Euro.

“Nëse Schengeni do të na lërë, do të humbasim më shumë sesa vetëm një lëvizje të lirë. Monedha e përbashkët europiane nuk do të kishte aspak kuptim, nëse Schengeni nuk do të ekzistonte. Zona në fjalë është një prej gurëve të themelit të asaj çfarë po ndërton Europa”, tha Juncker. “Sistemi i Schengenit është pjesërisht në koma, – shtoi ai. – Ata që besojnë në Europën dhe vlerat e saj, në parimet dhe liritë e saj, duhet të përpiqen e të përpiqen për të rikthyer shpirtin e Schengenit”.

Kjo deklaratë e Junckerit është cilësuar kryesisht politike sa i përket rëndësisë së saj, që kur zona “Schengen” – e cila ka 22 vende anëtare nga BE dhe 4 nga jashtë saj, – është ligjërisht e dallueshme nga grupi i monedhës së përbashkët me 19 anëtarë.

Gjithsesi, paralajmërimi i tij reflekton shqetësimin në rritje në selinë e BE-së në Bruksel, se tensionet e brendshme në BE për shkak të krizës së emigrantëve mund të shënojë një themelim të gjerë rrugëtimit post-Luftës së Dytë Botërore për unitetin europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.