Ka biseduar me Vuçiç për situatën në kufi? Rama: E drejta është me Kosovën!
Përfytyroni dhe ta përfytyrojë edhe vllau jem atje sikur të kishte ndodhur diçka në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. I takon Kurtit të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar para dialogun dhe të mos ngrijë konfliktin, Nuk duhet ta harrojmë çfarë ndodhi me tarifën 100%. E kam mbështetur si një klithmë të drejtë për të shtuar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës e kaloi nga një akt për të shtruar problemin në një problem më të madh se vetë problemi.
Albini dhe gjithë kolegët e kanë pjekurinë për ta shmangur një gjë të tillë, por këtu nuk ka çtë ndërmjetësohet.
Dialogu është e vetmja rrugë, por ca do ambasadori rus? Imagjinoni sikur ambasaodri amerikan të shkonte në kufi dhe të shkonte çfarë bëjnë njësitë speciale. Është një teatër i rrezikshëm se është shkrepsja që ndez institucionet, fatkeqësisht.