“Ka shkelur ligjin”, Meta: Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj
Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli sot ne ora 14.00, në një deklaratë shtypi për mediat, ku u shpreh se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkelur ligjin dhe se pret prej saj, deri të hënën dhënien e dorëheqjes.
“Partnerët janë njohur me shkeljet nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë tentativë për grusht shteti është përfshirë ministrja Gjonaj. Gjonaj ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të KED-së, por nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte. Ajo, bashkë me zyrtarë të lartë ka kryer disa vepra penale Do të dorëzojmë kallëzim penal në SPAK ndaj Gjonaj dhe disa zyrtarëve. Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e presidentit. Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj”, u shpreh ndër të tjera Meta



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.