Kronika

Kamerat kapin shqiptarin që plagosi 15 veta në lokal, ishte me një femër

Policia: Autori Arben Glodiani, 35 vjeç, dyshohet prishja e pazareve të drogës

Nga Mariglen Mullai

shqiptari-pirePak ditë pas pragtragjedisë në Athinë, kur një person qëlloi me breshëri kallashnikovi në lokalin e natës, policia ka publikuar dje gjeneralitetet e shqiptarit 35-vjeçar, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, ku mbetën të plagosur 15 persona. Më konkretisht, mediat greke shkruanin se bëhet fjalë për Arben Glodianin (mbiemri mund të ketë pasaktësi, për shkak të shqiptimit në gjuhën greke). Ai ishte personi që më 9 nëntor, në lokalin e natës në Athinë, pasi tha frazën “Sot do derdhet gjak”, menjëherë qëlloi me breshëri kallashnikovi. Identifikimi i tij u bë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe verifikimit të plotë të videos, ku ishte filmuar një person që dilte jashtë me kallashnikov në dorë. Policia greke publikoi edhe foton e tij, për shkak se e cilëson si person të rrezikshëm, me precedentë të mëparshëm penalë dhe lajmëron qytetarët që të raportojnë pranë stacioneve policore nëse e shohin. Rreth shkaqeve të ngjarjes dhe rrethanat e tjera plotësuese, policia e shtetit fqinj ka disa pista dhe të dhëna paraprake që flasin ndoshta për prishje të pazareve të drogës, për shkak se autori ka një të kaluar problematike edhe pse nuk është dënuar ndonjëherë. Nga ana tjetër, policia është në kërkim të taksistit që e priste jashtë lokalit, me të cilin ai iku pasi shkrehu armën si dhe po verifikohet me imtësi femra që ishte në shoqërinë e Arbenit natën e pragmasakrës. Dëshmitarët thanë se të dy kishin konsumuar alkool dhe 35-vjeçari doli jashtë rrëmbimthi duke u kthyer sërish pas një çerekore, me kallashnikovin në dorë. Policia thotë se ai ka qenë i përfshirë në vepra të tjera penale. Dosja u dërgua dje për ndjekje penale në Pire dhe priten të dhëna plotësuese. Sipas raportit balistik, kallashnikovi që u përdor nga Arbeni është i ndryshëm nga ai i sulmit në dyqan, ngjarje kjo e ndodhur më 31 tetor, ku ishte vrarë një person. Kjo nënkupton se, nëse me të vërtetë është i njëjti autor, ai ka të paktën dy armë në posedim. Arbeni besohet se është i lidhur me dy incidente të tjera; i pari ka ndodhur më 6 nëntor në një kafene në Agjos Pandelejmon dhe tjetri në fund të tetorit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një lokal nate në zonën Akti Dilavefri të Athinës. Për mediat greke, dëshmitarët okularë kanë thënë se një person, pasi ka zbritur nga makina me të cilën udhëtonte, ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit. Pasi ka sharë dhe ka ofenduar të gjithë klientët e ulur në tavolina, ai qëlloi me breshëri, me një armë kallashnikov. Pak sekonda para se të qëllonte ai bërtiti: “Tani do të derdhet gjak”. Raporti final i policisë greke flet për 15 të plagosur, duke përfshirë edhe 3 në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjashtë nga 15 të plagosurit ka marrë ndihmën e parë dhe u kthyen në shtëpitë e tyre. Nëntë të tjerë do t’i nënshtrohen operacioneve. Pas sulmit, sipas dëshmitarëve okularë, ai iku me një makinë, ndoshta një taksi, shoferi i të cilit kërkohet gjithashtu. Gjithashtu, policia ka ekzaminuar dëshmitë, sipas të cilave ai bërtiti “ju do të vdisni sot” ose “tani do të derdhet gjak.” Nga informacionet paraprake thuhet se mund të bëhet fjalë për një bandë që trafikonte drogë. Gjatë arratisjes ai u kap nga një kamera dyqani aty pranë, ndërsa besohet se është përdorues droge. Autori i kësaj ngjarjeje akuzohet edhe për një tjetër ngjarje më 31 tetor të këtij viti, kur lokali i një shqiptari në qendër të kryeqytetit grek, Athinës, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i vdekur një 44-vjeçar shtetas grek, baba i dy fëmijëve dhe u plagos një 21-vjeçare nga Shqipëria e cila i shpëtoi vdekjes. Ngjarja ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit, në kafe-bar “Mokarico”, në zonën “Omonia” në qendër të Athinës. Lokali ishte në pronësi të një shtetasi shqiptar, por që në atë moment nuk ndodhej në lokal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button