Kamikazi i Sarajevës është lindur në Francë
Sulmuesi që vrau mbrëmë dy ushtarë të Bosnjës e Hercegovinës dhe më pastaj hodhi veten në erë me bombë, është i lindur në Francë, ka konfirmuar drejtori i SIP, Perica Staniç.
Përveç faktit që është i lindur në Paris, sipas informacioneve të para, Enes Omeragiç, 34 vjeç, ka luftuar në anën e Shtetit Islamik në Siri, si një prej anëtarëve të ‘ngushtë të familjes’, raporton Blic.
Salkiç dhe Radiç, dy ushtarët e vrarë mbrëmë, në momentin kur hapi zjarr Omeragiçi kanë qenë në një pikë bastesh në rrugën “Safet Zajka” në Sarajevë.
Pas vrasjes së tyre, Omeragiç ka qëlluar në drejtim të një autobusi, duke plagosur shoferin dhe dy pasagjerë.
Më pas, ai ka hedhur veten në erë në shtëpinë e vet, pas rrethimit nga policia.
Pas sulmeve, kryeministri Denis Zvizdiç mblodhi kabinetin në mënyrë urgjente dhe i cilësoi ngjarjet si “sulme ndaj shtetit”.