🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,007 ▼ -0.4% ETH $1,919 ▼ -0.66% XRP $1.0415 ▲ +0.13% SOL $75.4700 ▲ +1.71%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Kandidati për Presidencë të Bosnjës mohon lidhjet me Naser Kelmendin

Ish-ministri i Sigurisë i Bosnjë-Hercegovinës, Fahrudin Radonçiq, ka mohuar se është pjesë e “organizatës kriminale të Naser Kelmendit” për kryerjen e të paktën një vrasjeje siç pretendon një prokuror amerikan i EULEX-it

naseri

Radonçiq, kandidat për Presidencë në Bosnjë-Hercegovinë dhe pronar i gazetës “Dnevni Avaz”, në një deklaratë dërguar në “Kohën Ditore” ka thënë se përmendja e tij në aktakuzën e Prokurorisë si pjesë e grupit të Naser Kelmendit ka prapavijë politike, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurori Andreë Hughes e ngarkon Kelmendin me përgjegjësi për drejtimin e një grupi të madh kriminal, pjesë e të cilit ka qenë edhe ish-ministri boshnjak.

Në pikën e parë të aktakuzës për krim të organizuar thuhet se Naser Kelmendi në bashkëkryerje me Fahrudin Radonçiqin, Ekrem Lekiqin, Muhamed Ali Gashin, Milovan Jeremiqin, Lubisha Buha “Çume”, Milan Ostojiqin, “Sandokanin”, Naser Oriqin, Senad Sahinpasiqin, Nebojsha Vukomanoviqin, Raseta Stranjan, Benjamin Halimoviqin, Edin Ahmetshahiqin dhe të tjerë ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal, sipas Prokurorisë duke e ditur se pjesëmarrja e tij do t’i kontribuojë kryerjes së krimit, vrasje e rëndë e kryegangsterit rival Ramiz Delaliq- “Çelo” për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasurore apo financiare

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.