☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.75 ▼2.28%
ARI 3,921 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,463 ▲ +0.98% ETH $2,290 ▲ +0.96% XRP $1.2562 ▲ +0.32% SOL $94.9300 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Takimet dy ditore në Pogradec, kryeministri Edi Rama i pason me një tjetër mbledhje. Të premten në orën 17:30, kryeministri mësohet se do të mbledhë në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren.

Reflektimin për një qasje të re mbi problematikat e qytetarëve Partia Socialiste e ka mishëruar në dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij.

Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

Ministrat bënë edhe një analizë të punës dhe prezantuan prioritetet për sektorët që drejtojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.