Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.30 ▼2.5%
ARI 4,692 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,977 ▼ -2.05% ETH $2,465 ▼ -1.56% XRP $1.4376 ▼ -4.42% SOL $97.0500 ▼ -4.46%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.30 ▼2.5 % ARI 4,692 ▼0.05 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.30 ▼2.5 % ARI 4,692 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Reforma e re administrativo-territoriale, e propozuar nga mazhoranca, parashikon një ndryshim të veçantë për kryeqytetin: krijimin e njësisë së re administrative Rinas në Bashkinë Tiranë, e cila sipas relacionit do të përfshijë fshatin Rinas, aktualisht pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Bërxullën dhe Domjen nga Bashkia Vorë.

Qëllimi është që Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zona ekonomike përreth tij të administrohen brenda një territori të vetëm, të lidhur me Tiranën. Relacioni argumenton se kjo zonë funksionon tashmë si një hapësirë e vetme ekonomike me kryeqytetin.

Ndryshe nga 13 konsolidimet e tjera të reformës, ku bashki të tëra bashkohen me njëra-tjetrën, rasti i Rinasit përfaqëson një ndryshim konkret të kufijve territorialë ndërmjet tri bashkive: Tiranës, Vorës dhe Krujës. Tirana merr territore që aktualisht administrohen nga dy bashki të tjera dhe krijon prej tyre një njësi të re administrative, pjesë të qytetit Tiranë.

Ndryshimi ka edhe një dimension të rëndësishëm ekonomik. Aeroporti dhe territori përreth tij përbëjnë një nga zonat me aktivitetin më intensiv të transportit, logjistikës dhe zhvillimit ekonomik në vend. Pikërisht funksionimi i kësaj hapësire si një zonë e lidhur ekonomikisht me kryeqytetin përdoret nga hartuesit si argument për kalimin nën administrimin e Tiranës.

Por ndryshimi nuk mund të bëhet vetëm me rishkrimin e hartës. Relacioni përcakton se, përpara miratimit, duhet të merret mendimi i popullsisë së prekur në bashkitë Krujë, Vorë dhe Tiranë, si dhe të rregullohen çështjet financiare që krijohen nga transferimi i territorit. Kjo lidhet me kërkesën kushtetuese për konsultimin paraprak të banorëve kur ndryshohen kufijtë e njësive vendore.

Nëse miratohet sipas synimit të shprehur në relacion, ndryshimi do ta vendosë aeroportin dhe zonën ekonomike të Rinasit brenda organizimit administrativo-territorial të Bashkisë Tiranë, duke e zgjeruar territorin e kryeqytetit në drejtim të Krujës dhe Vorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.