Maqedonia

Karakamisheva: Çdokush që ikë nga zgjedhjet, duhet të dënohet!

Patjetër të plotësohet marrëveshja e Përzhinos, konkretisht të mbahet afati i përcaktuar për zgjedhjet nga të katër partitë politike nënshkruese Maqedoni, tha profesoresha Tanja Karakamisheva për TV Nova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Shumë është e rëndësishme të përcaktohet pozicioni i partive politike. Nga ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit, kemi parë se avokatët nuk kanë pranuar me kënaqësi të madhe marrëveshjen Përzhino, por e pamë se e njëjta ishte zbatuar në sistemin tonë ligjor, pavarësisht mospërputhjeve. Dy vjet më parë kam thënë se marrëveshja është një spin klasik politik, e cila duhet të përpunojë për qëllime të tjera politike. Megjithatë, është e nevojshme dhe çdo gjë tjetër është një devijim nga kuadri ligjor dhe në asnjë mënyrë nuk është e mirë për Maqedoninë, tha Karakamisheva.

Sipas saj, nuk mund tu besohet politikanëve të cilët e kanë shkelur fjalën e vet.

 ‘Si t’u besohet këtyre katër politikanëve, ku këmbëngulin për Përzhinon, dhe tani tre partitë (LSDM, BDI dhe PDSH) u larguan dhe nuk duan të finalizojnë Marrëveshjen, gjegjësisht të shkojnë në zgjedhje parlamentare. Kushdo që del prej këtyre detyrimeve për mua nuk është lider kredibil, ka shkelur fjalën dhe atë që premtoi. Prandaj në qoftë se diçka devijon nga marrëveshja, atëherë për mua, por edhe për qytetarët që presin epilog do të jetë jokredibil, shtoi ajo.

Sipas saj çdokush që ikë nga zgjedhjet duhet të dënohen, kurse bojkoti është nga ikje konfrontimi me qytetarët, për shkak se ikja është goditja më e madhe për demokracinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button