☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,136 ▼ -4.24% ETH $1,988 ▼ -4.06% XRP $1.3316 ▼ -2.5% SOL $82.9900 ▼ -4.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Karburantin e anijes e shisnin për automjetet, në gjykim 13 persona

PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA1-525x350Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dërgon për gjykim kërkesën ndaj 13 personave, të akuzuar për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” (11 prej tyre) dhe 2 për “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, blinin në Mal të Zi karburant më shumë se sa u lejohej për anijet e peshkimit (karburanti për anijet është më i lirë) dhe një pjesë të saj e tregtonin në pikat e karburanteve me pakicë në qytetin e Durrësit. Nga kjo veprimtari e paligjshme, përveçse përfiton shuma në mënyrë të padrejtë, ndikonin drejtëpërdrejtë negativisht në automjetet e qytetarëve, pasi karburanti për anijet është i një cilësie më të dobët se sa ai që përdoret për automjetet.

Në përfundim të hetimeve paraprake, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, në dhjetor 2013, vendosi masën e “arrestit me burg” për 9 prej tyre, ndërsa për 4 u vendos “detyrim paraqitje”. Në shkurt 2014, Gjykata e Apelit Durrës vendosi që hetimi ndaj të gjithë personave të vijonte në gjendje të lirë, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim në shtator 2014, kërkesën ndaj këtyre personave të akuzuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 172- 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale, “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë“ parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.