☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,247 ▼ -1.94% ETH $2,241 ▼ -0.39% XRP $1.2463 ▼ -1.22% SOL $96.0700 ▼ -2.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Katër ditë pa ditarë shkollorë, AVONET: Kush mban përgjegjësi?

AVONET ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e ditarëve shkollorë në shkollat e Kosovës, edhe në ditën e katërt nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Sipas AVONET, ditari shkollor është një mjet bazë për evidentimin, dokumentimin dhe administrimin e procesit mësimor, ndërsa mungesa e tij në ditët e para të vitit shkollor ngre shqetësime për planifikimin dhe menaxhimin institucional.

“Fakti që mësimdhënësit, në ditët e para të vitit shkollor, nuk kanë në dispozicion një mjet elementar të punës, është i papranueshëm dhe ngre seriozisht çështjen e planifikimit dhe menaxhimit institucional të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e AVONET.

Kjo organizatë ka ngritur pyetje se pse ditarët nuk janë siguruar dhe shpërndarë para fillimit të procesit mësimor dhe kush mban përgjegjësi për situatën.

AVONET vlerëson se mungesa e ditarëve për katër ditë nuk duhet të trajtohet si një vonesë e zakonshme administrative, por si problem i planifikimit dhe koordinimit institucional.

“Është e pakuptimtë që në Kosovë të flitet për reforma të thella në arsim, digjitalizim, rritje të cilësisë dhe modernizim të sistemit arsimor, ndërkohë që shkollat përballen me mungesën e mjeteve elementare për zhvillimin dhe dokumentimin e procesit mësimor”, thuhet më tej.

AVONET i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që të japë urgjentisht një sqarim publik për arsyen e mungesës së ditarëve, masat e ndërmarra për furnizimin e shkollave, afatin kur të gjitha shkollat do të pajisen me ditarë dhe përgjegjësinë institucionale për këtë vonesë.

Organizata ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta monitorojë këtë çështje dhe ka kërkuar që probleme të tilla të adresohen me përgjegjësi dhe transparencë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.