14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!
14 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë pritet të njihen sot me masat e sigurisë nga Gjykata e Tiranës. Në mbështetje të tyre, një grup qytetarësh është mbledhur para gjykatës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
“Lironi shqiptarët”, “Çuna, goca, jemi këtu. Gjithë Shqipëria është për ju” dhe “Nuk jeni vetëm” janë disa prej thirrjeve të qytetarëve në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë ditës së 94-të të protestës para Kryeministrisë.Sipas uniformave blu, protestuesit nuk iu bindën urdhrave dhe vijuan me veprime aktive kundër punonjësve të policisë. Në momentin kur efektivët nisën zhvendosjen e tyre për të liruar hyrje-daljet e Kryeministrisë dhe rrugën, disa prej protestuesve u ulën në rrugë dhe bënë rezistencë.
Policia pretendon se protestuesit goditën dhe shtynë efektivët gjatë ndërhyrjes. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë 14 persona, ndërsa tre të tjerë, M. J., 47 vjeç, A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç, do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.
U arrestuan në flagrancë protestuesit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.