☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg lidhur me arrestimin dhe qëndrimin e tij në paraburgim.

Sipas burimeve, ekipi ndërkombëtar i mbrojtjes së Veliajt i ka paraqitur SPAK-ut një kërkesë për zhvillimin e një takimi të dytë me të më 10 shtator. Takimi lidhet me procedurat që po ndiqen për dërgimin e çështjes në Strasburg, pasi Veliaj duhet të firmosë dokumentacionin përkatës për ankimin.

Avokatët e huaj synojnë të kundërshtojnë në Gjykatën e Strasburgut masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke e zhvendosur kështu betejën ligjore edhe në nivel ndërkombëtar.

Lëvizja vjen pas dy vendimmarrjeve në favor të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, të cilat lidhen me çështje të ngritura prej tij gjatë betejës ligjore.

Më 10 shtator pritet që avokatët të zhvillojnë takimin me Veliajn dhe, pas firmosjes së dokumenteve të nevojshme, të vijojnë procedurat për paraqitjen e çështjes përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.