🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.82% ETH $2,006 ▲ +0.77% XRP $1.3362 ▲ +0.45% SOL $82.8000 ▲ +0.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Këlliçi në njësinë 7, garanton banorët për transportin publik falas

Angazhimi për transportin publik falas pas 14 majit, ishte kryefjala e bashkëbisedimit që kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi me banorë të njësisë nr.7 në kryeqytet.

Këlliçi iu përgjigj reagimeve që kërkojnë ta cilësojnë si të parealizueshëm këtë projekt. Pohoi se, deri më tani ka pasur 430 milionë euro për inceneratorët fantazëm, ndërsa nuk paska 6.8% të buxhetit për t`u ofruar shërbim 200 mijë qytetarëve në ditë.

“Kur paske ti 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, si ka mundësi që nuk ke ti 6.8% të buxhetit për 200 mijë qytetarë”, u shpreh ai.

Ai u ndal dhe në Farkë, nga ku e cilësoi si mashtrim elektoral inagurimin dy javë më parë të tregut agroushqimor nga ana e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.

“Dy javë më parë, ai së bashku me ministren e Bujqësisë, inauguruan tregun dhe thanë se është në kapacitet dhe totalisht i prenotuar. Sot, rezulton se aty është vetëm ngrehina, fasada dhe nuk ka asgjë tjetër”, tha Këlliçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.