Bota

Këngëtarët grek që kënduan me paratë e drogës në hotelet e “Eskobarit”

Mediat greke kanë hedhur të tjera fakte sa i përket, “Eskobarit të Ballkanit”. Duke iu referuar dosjes hetimore të policisë greke, gazeta “Ethnos” shkruan se ish-zyrtari ka lidhje të fora politike në Shqipëri, ndaj nuk është arrestuar.

Sipas gazetës greke, Klemend Balili është i lidhur me politikanë të nivelit të lartë. Por përveç lidhjeve të tij politike dhe historisë që është arrestuar në vitin 2006 me 750 kg dogë, “Ethnos” përmend edhe këngëtarët grek që kanë ardhur në Shqipëri për të kënduar në resortin e tij “Santa Quaranta”.

hoteli

“Biznesmeni 44-vjeçar në sektorin e turizmit, është pronar i resortit “Santa Quaranta” dhe i hotel “Olivia”, në bregdetin e Butrintit. “Santa Quaranta” është një investim prej 20 milionë euro. Dhe sot është hoteli më modern dhe luksoz në bregdetin shqiptar. Hoteli organizon shumë shpesh “netët greke”, ku kanë kënduar shumë emra të njohur të skenën e muzikës greke, duke përfshirë Katerina Stikoudi, George Tsalikis, Ilias Vrettos, Stavento etj”, shkruan “Ethnos”.

 

Corriere della Sera:  “Droga, gjuetia e  madhe në Europë në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit”

Ndërkohë edhe e përditshmja italiane Corriere della Sera në një artikull të sajin me titull; “Droga, gjuetia e madhe në Europë në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit” ka shkruar për jetën mondane të Klemend Balilit në Milano , ku organizata ishte mjaft aktive

“Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruhet në hyrje të këtij artikulli. Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë.

“Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetrave të tjera, shkruan “Corriere della Sera”, ka një të dyshuar i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës.”

“Ditë më parë, thuhet në artikull, DEA, agjensia Federale Amerikane Antidrogë, ka ngritur kritika të thella mbi nivelin e përfshirjes mes aparatit qeverisës shqiptarë e trafikantëve. Madje nuk është zgjidhur ende skandali i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur mjaft pranë Ministrit të Brendshëm shqiptar, por që u burgos e më pas u detyrua të largohet nga vendi, nga frika e vizitës së një vrasësi me pagesë.”

Sipas burimeve investigative, shkruan Corriere della Sera, Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestigjoze  për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë.

Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në zonën e Abbiategrasso (komunë në Milano). Nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Klani i shqiptarëve është gjithashtu dhe mjaft i pranishëm në provincën e Paveses.

Sipas “Corriere della sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button