Kërcënoi me vdekje pronarët e një bari, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali
Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin Bra në zonën e stacionit të trenit dhe Piazza Roma. Arrestimi i tij erdhi pas kontrolleve nga Karabinierët pasi ishte në kërkim,
Shqiptari mësohet se kishte kërcënuar me vdekje pronarët e një bari. Ky i fundit kishte denoncuar në polici rastin teksa kishte theksuar se ai i ka shkaktuar ankth dhe frikë.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Asti-t i ndaloi shqiptarin të kthehej në komunën e Bra-s dhe t’i afrohej personave që kishte kërcnuar.
Megjithatë, pasi u dha urdhri, burri vazhdoi të qëndronte në Bra dhe të vizitonte biznesin ku ishin të pranishëm përsonar që kishin raportuar sjelljen e tij. Autoritetet vunë re që shqiptari po vijonte të shkelte masën e paraprake dhe e arrestuan.
The post Kërcënoi me vdekje pronarët e një bari, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.