Bota

Kerry: Lufta kundër ISIS-it do të jetë e gjatë

Sekretari amerikan, John Kerry, ka thënë se lufta kundër ISIS-it në provincën irakiane Anbar do të zgjasë gjatë.

Por ai beson se forcat irakiane përsëri do ta marrin kontrollin e qytetit Ramadi.

Kerry këtë e ka thënë pasi që shteti islamik dje e ka marrë kontrollin ndaj qytetit Ramadi, qindra kilometra nga Bagdadi.

Në luftime kanë vdekur 500 njerëz, ndërsa 8 mijë persona e kanë lëshuar qytetin.

ISIS ka vazhduar ofensivën edhe në Siri, ku luftërat janë bërë rreth qytetit antik Palmira.

Në konfliktin rreth qytetit Palmira kanë vdekur 315 njerëz në mesin e tyre 123 ushtarë, 135 pjesëtarë të ISIS-it dhe 57 civilë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button