Politika

Këshilla e Schröder: Mos lini trurin t’ju ikë

Ish-kancelari gjerman  Shreder  (Gerhard Schröder) ndodhet në Tiranë si i ftuar në forumin ekonomik shqiptaro-gjerman dhe dha këto këshilla për të bërë Shqipërinë sa më atraktive ndaj investitorëve.

1- Reforma ne drejtesi 

Shqipëria ka nevojë për investime private ndaj është e nevojshme të flasim për krijimin kushtet për investimet e tilla. Me rëndësi është reforma në drejtësi.

Vendimet gjyqësore duhet të mbështeten vetëm në ligje. Proceset gjyqësore të zgjidhen shpejt

2- Mos humbi kohe

“Koha është para”. Nuk duhet të humbni kohë me procesin e reformave. Zbatimi i reforma është vendimtare.  Nuk është thjesht t’i hartojmë por të zbatojmë atë që kemi vendosur në këtë reformë.

Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme njerëzit do të mendohen përpara se të hedhin votën se kush është përgjegjës për përparimin e arritur. Ka fusha dhe sektorë ku bashkëpunimi me Gjermaninë mund të jetë tërheqës.

3Marrëdhëniet me Serbinë me rëndësi.

4-  Ndalni largimin e trurit.

Kjo është e rëndësishme për politikën tuaj,  ta ndaloni këtë zhvillim negativ. Mbani njerëzit e kualifikuar duke i dhënë mundësi punësimi duke iu siguruar të ardhurat e nevojshme ekonomike

5-Shanset 

E rëndësishme  është që investitorët të shikojnë shanse për të investuar.

6- Insfrastrukture per turizem luksoz

Pyesni veten si mund të krijojmë një infrastrukturë të nevojshme për të qenë në gjëndje që të mos tërheqim vetëm turistë vetëm me një çantë shpine, duke shpenzuar vetëm pak lekë, por mendoni për një infrastrukturë për një turizëm luksoz dhe që sjell përfitime të mëdha financiare

7- Shfrytezoni diellin
Ne sektorin e energjisë, pse nuk filloni të mendoni dhe për dicka që ne kemi menduar prej kohësh në Gjermani, në fushën e energjisë së diellit. Kur shoh si është koha këtu në Shqipëri. Nuk do kishim nevojë të shqetësoheshim për pasojat ambientaliste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button