Kronika

Dy vëllezër në gjendje të dehur sherr në spital me policët, arrestohen

Dy vëllezër në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë për prishje të rendit dhe qetësisë në spital.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Florenc Calamani  31 vjeç dhe  Dajlan Calamani 25 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi “më datë 28.12.2016, rreth orës 17:45, në gjendje të dehur, kanë prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës”.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, me qëllim qetësimin e situatës.

Policia thotë se “dy vëllezërit nuk i janë bindur uniformave blu dhe në vijim janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë”.

Pasi janë shoqëruar, dy vëllezërit kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik  në bashkëpunim” dhe ”Goditjet për shkak të detyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button