Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,727 ▲ +0.38% ETH $2,003 ▼ -0.08% XRP $1.3376 ▲ +0.03% SOL $82.4300 ▼ -0.88%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Kili, zjarr në masivet pyjore, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Autoritetet kiliene janë detyruar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pas rënies se disa zjarreve masive në sipërfaqe pyjore, që detyruan me mijëra vetë të braktisin shtëpitë e tyre e të marrin arratinë për të shpëtuar.

kiliFlakët kërcënojnë qytetin-port të Valparaisos dhe Vina del Mar. Rreth 4 mijë e 500 janë deri tani të shpërngulurit, por Ministria e Brendshme kiliene njoftoi se 10 mijë persona të tjerë mund të evakuohen shumë shpejt.

Për Valparaison ky është një makth i përsëritur. Qyteti ende nuk e ka marrë veten nga zjarri i prillit të kaluar që vrau 15 vetë, lëndoi mbi 500 të tjerë dhe shkrumboi mbi 3 mijë banesa.

Sipas zyrtarëve vendas, zjarret e reja nisën pasditen e së premtes nga një vendgrumbullim i paligjshem plehrash dhe më pas janë përhapur me një shpejtësi marramendëse për shkak të erërave të forta në zonë.

Deri në mbrëmje, sipas Zyrës së emergjencave civile, flakët kishin pushtuar një sipërfaqe toke prej 300 hektarësh. Skuadrat e zjarrfikësve janë munduar përgjatë gjithë natës të pengojnë avancimin e tyre drejt zonave rezidenciale të Valparaisos.

Tre punonjës janë lënduar gjatë këtij operacioni, ndërsa një grua 67-vjeçare ka ndërruar jetë për arsye kardio-respiratore.

Lagjet e varfëra të këtij qyteti përbëhen në pjesën dërrmuese prej barrakash të vjetra druri, çka e bën tepër të lehtë prekjen e nga zjarri, siç ndodhi vitin e kaluar, kur me dhjetëra të tilla u shkrumbuan krejtësisht, ndërsa një pjesë e viktimave ishin banorë që refuzuan të largoheshin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.