🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,423 ▲1.25%
DOW 45,635 ▲0.93%
NASDAQ 21,149 ▲1.7%
NAFTA 104.33 ▲1.41%
ARI 4,647 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,738 ▼ -1.33% ETH $2,056 ▼ -0.92% XRP $1.3149 ▼ -2.27% SOL $80.9200 ▼ -4.28%
S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 % S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
roze

Kim vlerësohet me çmimin “gruaja e vitit”, në “GQ Awards”

kimQG4Kim Kardashian West, së bashku me shumë yje botërore, morën pjesë në “GQ Men of the Year Awards”, që u zhvillua në Londër. Kim kishte përzgjedhur një veshje speciale, ku fundi i shndritshëm me shumë gurë ishte dizenjuar nga Ralph&Russo, pjesa e bustit në ngjyrë të zezë nga Astuko Kudo, si dhe këpucët nga Tom Ford.

Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Kanye West, që dukej shumë i përkushtuar për shkëlqimin e Kim. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” u vlerësua gjatë mbrëmjes me çmimin “gruaja e vitit”, që iu dorëzua nga editori i revistës “GQ”, Dylan Jones.

Dylan Jones, përpara se të dorëzonte çmimin, tha: “Ajo është një nga femrat më të famshme në botë. Është mbretëresha e rrjeteve sociale dhe televizonit. Dhe, që kur u martua në muajin Maj me Kanye West, janë bërë një ndër çiftet më të famshëm”.

Kim dhe Kanye dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk pushonin së qeshuri. Në momentin që po ngjitej në skenë për të marrë çmimin, Kanye i dhuroi edhe një puthje.

Në këtë event të përvitshëm të revistës “GQ” ishin të pranishëm dhe shumë yje të tjerë, mes tyre Lewis Hamilton me partneren Nicole Scherzinger, Rita Ora, Cara Delevigne, Gerard Batler, Johnny Deep, Bradley Cooper, Pharrel Williams.

Gjatë mbrëmjes u shpërndanë edhe çmime të tjera. “Mashkulli i vitit” u vlerësua aktori Jonah Hill, “Filantropi i vitit” Tony Blair, “Artisti solo i vitit” Pharrel Williams, “Sportisti i vitit” Lewis Hamilton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.