🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,648 ▲ +0.2% ETH $2,004 ▼ -0.03% XRP $1.3334 ▼ -0.53% SOL $82.3900 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Kinë-Japoni, bisedime për sigurinë; synohet përmirësimi i raporteve

Kina dhe Japonia po mbajnë takimin e parë të nivelit të lartë mbi sigurinë në katër vitet e fundit, pas tensioneve të krijuara së fundmi për shkak të pretendimeve territoriale të secilës palë.

1426760438kineze-japonezeTakimi, që po zhvillohet këtë të enjte në Tokio, vjen pas bisedimeve tripalëshe të mbajtura ditën e shtunë me Korenë e Jugut.

Raundi i fundit i bisedimeve daton në vitin 2011, përpara se marrëdhëniet mes dy vendeve të përkeqësoheshin për shkak të pretendimeve mbi sovranitetin e ishujve në Detin e Kinës Lindore.

Qeveria kineze akuzon gjithashtu Tokion se nuk ka shlyer si duhet përgjegjësinë e saj për agresionin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Frika që një përplasje, aksidentale apo të qëllimshme, mes anijeve paraushtarake kineze dhe japoneze që patrullojnë ujërat përreth ishujve të diskutuar të degradonte në një konflikt të armatosur ka qenë e madhe.

Numri dy i diplomacisë japoneze u tha gazetarëve se të dyja palët shpresojnë të diskutojnë mbi planet ushtarake të secilës palë.

Homologia e tij, Liu Jianchao tha se Kina shpreson që të dy vendet të përballen me historinë dhe të shohin drejt së ardhmes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.