Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.31 ▲3.61%
ARI 4,405 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,922 ▲ +0.79% ETH $2,162 ▲ +1.53% XRP $1.4160 ▼ -0.15% SOL $91.5600 ▲ +2.1%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.31 ▲3.61 % ARI 4,405 ▼0.06 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.31 ▲3.61 % ARI 4,405 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kinezët forcojnë pozitat në Ballkan; Cosco blen pjesën më të madhe të Portit të Pireut

Gjiganti kinez COSCO përfundoi zyrtarisht blerjen e pjesës më të madhe të Portit të Pireut, duke deklaruar se do ta kthejë atë në portin më të madh të kontejnerëve të tranzitit në Europë.

Në total, kompania do të investojë 293.8 milionë euro, që janë pjesë e projekteve 5-7-vjeçare të Kinës për të shtrirë ndikimin e saj në Europë, por edhe në Ballkan.

Cosco parashikon që ta kthejë Portin e Pireut në portin më të madh në Europë për kontejnerët tranzië, atë të kroçierave, si dhe për riparimin e pajisjeve nënujore.

Synimi i Kinës është që të ngushtojë distancat mes saj dhe Europës Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në vitet e fundit, Kina po tregon interes në rritje për të investuar në projekte energjetike dhe infrastrukturore në Ballkan. Ajo po synon të lidhë Europën me Azinë përmes Rrugës së re të Mëndafshit.

Në Shqipëri nuk ka ende një projekt konkret, përveç diskutimeve për “Rrugën e Arbërit”, edhe pse vendi ynë është pjesë e inicitivës “16+1” (që përfshin 16 vende të Europës Juglindore plus Kinën).

Në simpoziumin e mbajtur në ambasadën kineze në Tiranë, për atë që njihet si projekti “Belt and Road” u nënvizua se si Kina ashtu edhe Shqipëria janë në faza të rëndësishme zhvillimi, megjithatë dy vendet kanë nevojë të përmirësojnë bashkëpunimin, të mësojnë prej njëri-tjetrit, si dhe të plotësojnë avantazhet.

Në fakt, kinezët kanë shprehur vazhdimisht interes për të qenë pjesë e investimeve në infrastrukturë, përfshi këtu edhe ato në hekurudhën shqiptare, por propozimet janë lënë në hije.

Ndryshe po ndodh me shtete si Greqia, Maqedonia e Serbia, që janë pjesë direkte e planeve kineze të investimeve në rajon.

Megjithatë, vendet e tjera të Ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë, synojnë të tërheqin ndonjë pjesëz.

Vendi ynë konsiderohet më shumë i orientuar ndaj marrëdhënieve me Bashkimin Europian, por veçanërisht në katër muajt e parë të vitit 2016 u vu re një forcim i marrëdhënieve mes dy vendeve. Në mars të këtij viti, Kina u rendit si partneri i dytë tregtar në vend, duke zënë 7.7% të tregtisë së jashtme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.