🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.61 ▼1.84%
ARI 4,261 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,998 ▼ -1.31% ETH $1,744 ▼ -1.13% XRP $1.1647 ▼ -2.64% SOL $71.0000 ▼ -1.76%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.61 ▼1.84 % ARI 4,261 ▼2.75 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.61 ▼1.84 % ARI 4,261 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Klientja u ngarkua me kredi fiktive 25 mijë euro, prokuroria kërkon një muaj paraburgim për dy punëtorët e bankës

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve U.Z., dhe K.K., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Sipas kërkesës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar autorizimet e tyre me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke dëmtuar të dëmtuarën R.L. nga Prizreni. I pandehuri U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të kredisë nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në shumë prej 24,000 euro nga llogaria e saj pa dijeninë e saj, ndërsa i pandehuri K.K., në cilësinë e analistit të kredisë, ka ekzekutuar transferin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve nga 12,000 euro për secilin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur, të dëmtuarën e kanë ngarkuar me kredi fiktive në vlerë prej 25,000 euro dhe procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.

Lidhur me rastin, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale, të rëndësishme për zhvillimin e procedurës hetimore.

Prokuroria Themelore në Prizren thotë se mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligji./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.