🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.30 ▲5.27%
ARI 4,449 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,123 ▼ -1.56% ETH $1,877 ▼ -2.22% XRP $1.0201 ▼ -2.06% SOL $76.4200 ▼ -0.97%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Bashkimi Europian-Shqipëri do të mbahet më 26 maj. Burime për Klan News, bëjnë me dije se do të diskutohen 5 kapituj, mes tyre ai për gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

“Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton”, lajmëroi më herët kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Gjë që sipas kreut të qeverisë u arrit në një kohë rekord, për vetëm 12 muaj!

Viti që lamë pas shënoi një sërë momentesh kyçe sa i takon këtij procesi, që pikënisjen e pati në korrik të 2022-it, kur u çelën negociatat. 16 vjet pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, u bë realitet ëndrra e kahershme e shqiptarëve për rrugëtimin e vendit drejt Unionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.