🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,493 ▼ -0.5% ETH $2,284 ▼ -0.12% XRP $1.2848 ▲ +2.64% SOL $93.2100 ▼ -1.09%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Klosi nis dëgjesat për ‘Territorialen’ kundërshton bashkimin me Matin

Bashkia e Klosit ka nisur konsultimet me qytetarët për reformën e re administrative-territoriale, ndërsa në tryezën e parë të dëgjesës publike, në Njësinë Administrative Xibër, banorët shprehën kundërshtimin ndaj propozimit për bashkimin me Bashkinë e Matit.

Shqetësimi kryesor i banorëve lidhet me distancën dhe aksesin në shërbimet publike. Sipas tyre, bashkimi do të nënkuptonte që qytetarët nga fshatrat e Xibrit, përfshirë Këtën, të udhëtonin drejt Burrelit për të marrë shërbime, duke përballuar më shumë shpenzime dhe kohë.

Banorët argumentuan gjithashtu se Klosi ka mundësi të konsiderueshme për zhvillim ekonomik, veçanërisht pas përmirësimit të infrastrukturës dhe hapjes së Rrugës së Arbrit. Për këtë arsye, ata kërkojnë që bashkia të vijojë të funksionojë si njësi më vete e qeverisjes vendore.

Dëgjesat publike pritet të vijojnë edhe në tre njësitë e tjera administrative të Bashkisë Klos. Në përfundim të procesit të konsultimit me komunitetin, Bashkia Klos do të përcaktojë qëndrimin e saj zyrtar për propozimin e reformës territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.