☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.70 ▼3.28%
ARI 3,923 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,246 ▲ +0.34% ETH $2,287 ▲ +0.75% XRP $1.2515 ▼ -0.21% SOL $94.4800 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

KMK-Maqedoni: Janë konstatuar parregullsi në disa qendra blerjeje që blejnë fruta dhe perime

Komisioni për Vendime për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në kuadër të kompetencave të tij ligjore sipas Ligjit për Ndalimin e Praktikave të Padrejta Tregtare në Zinxhirin e Furnizimit të Produkteve Bujqësore dhe Ushqimore, inspektoi disa qendra blerjeje që blejnë fruta dhe perime nga fermerë individualë dhe persona juridikë.

Gjatë inspektimeve, Komisioni gjeti disa parregullsi dhe veprime në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, veçanërisht në fushën e rregullimit të marrëdhënieve kontraktuale midis blerësve dhe furnizuesve të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

“Ndër parregullsitë e identifikuara janë: · mungesa e kontratave të shkruara të blerjes; përdorimi i kontratave që nuk përmbajnë elementët e detyrueshëm të parashikuar nga Ligji; mosrespektimi i dispozitave kontraktuale me detyrimet ligjore”, njoftojnë nga KMK-ja.

Komisioni do të vazhdojë me mbikëqyrje aktive në përputhje me kompetencat e tij ligjore, dhe do të merren sanksione të përshtatshme kundër subjekteve ku identifikohen parregullsi.

Në të njëjtën kohë, Komisioni u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor që të zbatojnë vazhdimisht dispozitat ligjore, me qëllim sigurimin e marrëdhënieve të drejta, transparente dhe të barabarta biznesi, si dhe mbrojtjen e fermerëve dhe furnizuesve të tjerë nga praktikat e padrejta tregtare./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.