☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.68 ▼0.93%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,162 ▼ -5.31% ETH $2,239 ▼ -7.48% XRP $1.1983 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.95%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Tuchel shpall listën e Anglisë për Kupën e Botës, lë jashtë Foden, Palmer dhe Alexander-Arnold

Ka vlerësuar paraqitjen gjatë gjithë sezonit dhe jo mbiemrin në fanellë trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili mëngjesin e sotëm ka shpallur listën me 26 lojatrët që do të fluturojnë përtej oqeanit për Kupën e Botës. Bien në sy menjëherë mungesat e Trent Alexander-Arnold, Phil Foden dhe Cole Palmer.

“Vendimet kanë qenë shumë të vështira, por duheshin marrë. Jam i sigurt se kam bërë zgjedhjet e duhura”, – ka thënë trajneri gjerman në konferencë shtypi.

“Kam respekt për të gjithë, të gjithë e meritonin ftesën, por në fund jemi bazuar tek ajo që kemi parë dhe vlerësuar në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Nuk kishte kuptim të merrnin 5 numra 10 dhe t’u kërkonim atyre të luajnë në pozicione të ndryshme”, – ka shtuar më tej Tuchel.

Emri surprizë tek Anglia është James Trafford, portieri i Manchester City-t, që këtë sezon ka luajtur vetëm 3 ndeshje në Premier. Nuk është thirrur portieri i Newcastle, Nick Pope, 26 ndeshje dhe 7 “clean sheet”.

Në mbrojtje spikasin mungesat e Harry Maguire dhe Trent Alexander-Arnold. Në mesfushë, mungesat e luksit janë Palmer dhe Foden. Në sulm kthehet Ivan Toney i Al Ahli. Tifozët në rrjetet soaciale kanë shpërthyer, duke kritikuar zgjedhjet e trajnerit gjerman.

Lista me 26 lojtarët e grumbulluar nga Anglia

Portierë: Jordan Pickford (Everton), Dean Henderson (Crystal Palace), James Trafford (Manchester City)

Mbrojtës: Reece James (Chelsea), Tino Livramento (Newcastle), Marc Guéhi (Manchester City), Ezri Konsa (Aston Villa), John Stones (Manchester City), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), Nico O’Reilly (Manchester City), Dan Burn (Newcastle), Djed Spence (Tottenham Hotspur)

Mesfushorë: Declan Rice (Arsenal), Elliot Anderson (Nottingham Forest), Jude Bellingham (Real Madrid), Jordan Henderson (Brentford), Morgan Rogers (Aston Villa), Kobbie Mainoo (Manchester United), Eberechi Eze (Arsenal)

Sulmues: Harry Kane (Bayern Monaco), Ivan Toney (Al-Ahli), Ollie Watkins (Aston Villa), Bukayo Saka (Arsenal), Noni Madueke (Arsenal), Marcus Rashford (Barcellona), Anthony Gordon (Newcastle)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.