☁️
Tiranë 14°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.58 ▲8.29%
ARI 4,744 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,834 ▼ -1.29% ETH $2,188 ▼ -1.36% XRP $1.3284 ▼ -0.15% SOL $81.7700 ▼ -0.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.58 ▲8.29 % ARI 4,744 ▼0.91 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.58 ▲8.29 % ARI 4,744 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Koalicioni i të ndryshmëve në Greqi

Partia e majtë Syriza hyn në koalicion me populistët e djathtë me populistët e djathtë. Por nga pikëpamja programatike të dyja partitë janë shumë larg.

Tepër surprizuese nuk ishte kjo martesë politike, sepse ashtu si partia e majtë Syriza edhe partia Grekët e Pavarur (Anel) i quan huadhënësit ndërkombëtarë si “pushtues të Greqisë”. Të dyja palët janë me forcë kundër masave të kursimit të diktuara nga BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Me shumë zell Anel mbështet gjithashtu kërkesën për dëmshpërblime prej Gjermanisë dhe reparacione nga Lufta e Dytë Botërore – ashtu sikurse edhe të majtët. Prej shumë kohësh populistët e djathtë kanë bërë me Tsipras një pakt mossulmimi në parlament, dhe tani ata po i shërbejnë atij për të arritur shumicën.

Por nga pikëpamja programatike të dyja partitë janë shumë larg: populistët e djathtë e kundërshtojnë ndarjen e kishës nga shteti, kërkojnë lehtësime tatimore për nxitjen e investimeve dhe duan që emigrantët ilegalë të ekstradohen nga vendi – kërkesa që janë të papranueshme për shumicën e votuesve të majtë. Drejtori i gazetës liberal-konservatore Alexis Papachelas thotë se këto dallime janë thelbësore dhe se në lidhje me politikën ndaj kreditorëve nuk duhet harruar se shpesh politikanët pasi vijnë në pushtet e ndërrojnë mendimin e tyre.

Panos Kamennos
Panos Kamennos

Parti me një mendim

Në radhët e partisë Grekë e Pavarur (Anel) zakonisht ka vetëm një mendim, atë të kreut të partisë Panos Kammenos. Ish-zëvendësministri i Transportit Detar, e themeloi partinë në vitin 2012, pasi u largua nga konservatorët për shkak të refuzimit të tij për politikën e kursimeve. Sot në partinë e tij bëjnë pjesë njerëz të famshëm: si moderatori Terence Quick, ish-mbretëresha e bukurisë Helena Kountoura, dhe Pavlos Haikalis, një nga komedianët më të njohur në Greqi. Në Parlamentin e BE-së, populistët e djathtë të Anel-it janë të afërt me partinë nacionaliste britanike UKIP, e cila kundërshton politikat e integrimit evropian.

Në marrëdhënie personale Kammenos është shumë miqësor. Në të njëjtën kohë ai është mjeshtër i fushatës elektorale populiste. Pak ditë para zgjedhjeve ai ngriti fort zërin kundër “masave të kursimit” të donatorëve ndërkombëtarë dhe rritjes së varfërisë në Greqi, që i detyron shumë njerëz të emigrojnë. “Ne do t’ju sjellim sërish fëmijët në shtëpi”, i premtoi ai elektoratit të vet. Deputeti i Anelit Nikos Nikolopoulos është si shefi i tij sa i përket pasionit politik. Në një tubim zgjedhor në Peloponez ai tha se lufton për “çlirimin e vendit” nga huadhënësit dhe për t’i siguruar Greqisë përsëri sovranitetin e saj kombëtar, dhe se është për një “Evropë të kombeve” si kundëalternativë ndaj “diktaturës së tregjeve”.

Fatkeqësi dhe aksidente

Udhëheqësi i partisë Anel, Panos Kammenos, ka rënë shumë në sy për pozicionet e tij polemike në politikën e jashtme. Në dhjetor 2011, ai u shfaq para një gjykate ushtarake si mbrojtës i paftuar i ushtarëve elitë që akuzoheshin për përhapjen e sloganeve raciste dhe nxitjen e urrejtjes. Në vitet 1990 ai botoi një libër mjaft të vlerësuar për terrorizmin ndërkombëtar, i cili po i shkakton sot kokëçarje për shkak se autori ghostwriter i kësaj vepre, Jorgos Georgalas, po kërkon honorarin. Vetë Kammenos e mohon marrëveshjen me Georgalas.

Edhe deputeti i Anelit, Pavlos Haikalis, ka shkaktuar bujë me pretendimin se ish-kryeministri Antonis Samaras kishte ngarkuar jë këshilltar që t’i ofronte tre milionë euro në mënyrë që ky të votonte për kandidatin e koalicionit qeveritar. Më pas Haikalis i tërhoqi akuzat, sepse regjistrimet e bisedave dolën në shesh.

Kurse ish-politikania eAnelit, Rachel Makri, nuk pranon të bëhet pjesë e intrigave të tilla. Në vitin 2014 ajo e akuzoi Kammenosin për mobing dhe dha dorëheqjen. Prej atëhere ajo anagazhohet me partinë e majtë Syriza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.