Kosova

Kod Civil për herë të parë në histori

Kosova do të ketë Kodin Civil për herë të parë në histori, paralajmëron sot Ministria e Drejtësisë. Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, së bashku me kryesuesit e grupeve punuese, anëtarët e këtij komisioni si dhe ekspertët e projektit “Mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore”, i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë.

Konkluzion i përbashkët i takimit ishte që hartimi i Kodit Civil duhet të bëhet në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare si parakusht edhe për zhvillim ekonomik të Kosovës duke mundësuar rregullimin e raporteve të ndryshme juridiko civile me dispozita që njëkohësisht janë funksionale dhe të qëndrueshme për Kosovën.

Ministri Kuçi, në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, pasi ka falenderuar të gjithë anëtarët e Komisionit për punën e bërë si dhe ekspertët e projektit “Mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore’’, theksoi që puna në finalizimin e Kodit Civil është vepra më kapitale për Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe për sistemin e të drejtës civile në përgjithësi.kodi civil1

Ministri Kuçi, theksoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë për punën e Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Në vijim të takimit, kryesuesit e grupeve punuese prezantuan konkluzionet dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga takimet e mbajtura më parë ku janë diskutuar raportet e vlerësimit të hartuara nga projekti “Mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button