☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,577 ▲0.74%
DOW 46,594 ▲0.55%
NASDAQ 21,836 ▲1.14%
NAFTA 99.68 ▼1.68%
ARI 4,791 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,100 ▲ +0.25% ETH $2,131 ▲ +1.42% XRP $1.3489 ▲ +0.39% SOL $84.0600 ▲ +1.57%
S&P 500 6,577 ▲0.74 % DOW 46,594 ▲0.55 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.68 ▼1.68 % ARI 4,791 ▲2.39 % S&P 500 6,577 ▲0.74 % DOW 46,594 ▲0.55 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.68 ▼1.68 % ARI 4,791 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kolaudimet, rritet me 20% fitimi/ Këtë vit përfundon koncesioni i SGS

Të dhënat nga bilanci zyrtar, tregojnë se për 2018-n, SGS Automotive Albania realizoi 1.6 milionë euro fitime neto, nga rreth 1.3 milionë që ishte shifra për vitin 2017.

Kolaudimi i automjeteve u dha me koncesion në vitin 2009 tek kompania zviceriane SGS për një afat 10 vjecar.

Sipas kontratës, ky duhet të ishte viti i fundit i këtij koncesioni dhe shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve duhej ti rikthehej shtetit, së bashku me të gjitha asetet dhe investimet e kryera nga privati.

Por edhe pse duhet të kishte nisur procedurat për marrjen e shërbimit në shtet që disa muaj më parë, deri tani Ministria e infrastrukturës nuk ka hedhur asnjë hap.

Jo zyrtarisht, po përflitet se afati I koncesionit mund të zgjatet edhe për disa vite të tjera, duke ndryshuar pronar, nga kompania SGS tek një bashkim biznesmenësh të fuqishëm shqiptarë.

Koncesioni i kolaudimit të automjeteve ka qenë gjithmonë i lakmuar nga grupet vendase të biznesit, për shkak të fitimeve të majme, që garanton monopoli ekskluziv i këtij shërbimi.

Autoriteti i konkurrencës i ka kërkuar disa here zyrtarisht qeverisë që ta liberalizojë kontrollin teknik të automjeteve, për shkak se monopoli ka përkeqësuar shërbimin duke lënë qytetarët në radha të gjata pritje.

Madje ky ishte dhe një nga zotimet kryesore të vetë qeverisë në vitin 2013, por deri tani monopoli vazhdon të ruhet dhe me gjasa do të zgjatet mbi afatin 10 vjeçar që parashikonte kontrata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.