Zgjedhjet lokale 2015

Kolegji Zgjedhor vendos: PD-ja në Kurbin me Altin Bibën

Kolegji Zgjedhor përfundoi shqyrtimin e ankesës së Partisë Demokratike për vendimin e KQZ-së për kandidatin e Kurbinit dhe vendosi që në zgjedhjet e 21 Qershorit, kandidati i djathtë do të jetë Altin Biba.

Partia më e madhe opozitare kundërshtoi regjistrimin e kandidatit Altin Biba nga KQZ-ja, pasi ai ishte tërhequr nga gara.

Pra, nën siglën e Partisë Demokratike nuk do të kandidojë Ilir Pjetri, kandidati që zëvendësoi Altin Bibën, të propozuarin e parë të selisë blu për kryebashkiak në këtë njësi, por që u dorëhoq më pas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button