☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.86 ▲8.58%
ARI 4,743 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,058 ▼ -0.92% ETH $2,193 ▼ -1.23% XRP $1.3264 ▼ -0.5% SOL $81.8600 ▼ -0.81%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.86 ▲8.58 % ARI 4,743 ▼0.93 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.86 ▲8.58 % ARI 4,743 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kombëtarja e Kosovës fiton Grupin D dhe avancon në “Main Round” të Botërorit 2028 në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka siguruar vendin e parë në Grupin D të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2028, duke vazhduar me sukses rrugëtimin drejt fazës së ardhshme kualifikuese.

Në ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grup, të zhvilluar të dielën mbrëma në Igalo, ndaj nikoqirit, Malit të Zi, Kosova barazoi 3:3 në një përballje dramatike deri në sekondat e fundit. Golin e barazimit për Dardanët e realizoi Drilon Haxhijaj, vetëm 18 sekonda para përfundimit të takimit.

Dy golat e tjerë për Kombëtaren e Kosovës i shënuan Drilon Maxharraj dhe Shqiprim Imeri.

Me këtë rezultat, Kombëtarja e Kosovës e mbyll grupin në vendin e parë me shtatë pikë, aq sa grumbulloi edhe Mali i Zi, por me goldallim më të mirë. Austria e përfundoi garën në vendin e tretë me tri pikë, ndërsa Gjibraltari mbeti pa pikë.

Në dy ndeshjet paraprake, Kosova kishte shënuar fitore bindëse, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultat 11:0 dhe Austrinë me shifrat 6:3.

Përzgjedhësi Agon Ramadani u shpreh i lumtur me arritjen e objektivit në këtë fazë të parakualifikimeve.

“Jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët, pa përjashtim. Secili ka kontribuar në këtë sukses. Kemi ardhur këtu me synimin jo vetëm për t’u kualifikuar, por edhe për të përfunduar të parët e grupit dhe këtë objektiv e kemi arritur. Kosova po paraqitet gjithnjë e më mirë dhe po përballet me dinjitet në çdo ndeshje e ndaj çdo kundërshtari. Përgëzime për Federatën, stafin si dhe lojtarët, të cilët janë më meritorët për këtë arritje. Kemi ndërtuar një standard të ri, ku përveç kualifikimit kemi arritur edhe vendin e parë në grup. Kjo është hera e parë që e arrijmë një gjë të tillë si shtet që nga pranimi në UEFA e FIFA”, ka thënë Ramadani.

Kombëtarja e Kosovës tashmë ka siguruar kualifikimin në raundin kryesor (Main Round), ndërsa shorti për këtë fazë do të hidhet më 19 qershor.

Sipas formatit të kualifikimeve të Botërorit, 12 fituesit e grupeve nga “Main Round” do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me katër përfaqësueset më të mira të vendeve të dyta. Ndërkohë, tetë përfaqësueset e tjera nga vendi i dytë do të kërkojnë kualifikimin përmes ndeshjeve të “play-off”-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.