Kombëtarja turke arrin në Kosovë për përballjen e nesërme
Kombëtarja e Turqisë ka mbërritur në Kosovë, duke hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për përballjen e rëndësishme ndaj përfaqësueses së Kosovës.
Delegacioni turk ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” rreth orës 16:30, nën masa të rrepta sigurie të ndërmarra nga Policia e Kosovës. Menjëherë pas mbërritjes, skuadra mori rrugën drejt kryeqytetit për të vijuar agjendën zyrtare.
Rreth orës 18:00, Kombëtarja turke arriti në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku lojtarët dhe stafi teknik zbritën në fushë për të kryer inspektimet e fundit dhe për t’u njohur nga afër me kushtet e stadiumit para sfidës së madhe.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, përfaqësuesit e ekipit turk mbajtën konferencë për medie me detaje rreth përgatitjeve, formës së skuadrës dhe objektivave për ndeshjen.
/KosovaPress/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.