☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
24 ore
S&P 500 7,726 ▼0.07%
DOW 53,657 ▲0.16%
NASDAQ 26,460 ▼0.31%
NAFTA 83.14 ▼0.47%
ARI 4,587 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▼ -2.89% ETH $2,460 ▼ -2.62% XRP $1.4031 ▼ -4.4% SOL $104.7400 ▼ -2.39%
  • Politika
  • Ekonomia
    • Investigim
  • Kronika
  • Bota
  • Kosova
  • Rajoni
    • Maqedonia
    • Mali i Zi
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
    • Premier League
    • Seria A
    • Bundesliga
    • Champions League
    • Conference League
    • La Liga
    • Sporti ne Amerike
      • WNBA
      • WWE
      • MLB
      • MLS
      • NBA
      • NFL
      • NHL
  • Opinion
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Receta gatimi
    • Horoskopi
S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 % S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
24 ore
28 Aug 2026
Breaking
I vuri zjarrin pyjeve të Vajkalit dhe rrezikoi banorët, Policia procedon piromanin! Autori me probleme të shëndetit mendor, Flakët ‘përpijnë’ dhe pyjet e Librazhdit, situatë kritike! Zjarri përhapet nga era dhe u afrohet banesave të fshatit X Rama nis takimin me ministrat dhe drejtuesit politik në vilën qeveritare, dy arsyet pse u ndryshua vendi i mbledhjes! OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë
Menu
  • Politika
  • Ekonomia
    • Investigim
  • Kronika
  • Bota
  • Kosova
  • Rajoni
    • Maqedonia
    • Mali i Zi
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
    • Premier League
    • Seria A
    • Bundesliga
    • Champions League
    • Conference League
    • La Liga
    • Sporti ne Amerike
      • WNBA
      • WWE
      • MLB
      • MLS
      • NBA
      • NFL
      • NHL
  • Opinion
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Receta gatimi
    • Horoskopi
Politika

Komisioneri Varhelyi: Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE

06 October 2020, 19:07 · 4 min lexim
Facebook X WhatsApp

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, deklaroi sot se Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Komisioneri Várhelyi i bëri këto komente teksa paraqiti sot Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian pritet të hapë rrugën e Shqipërisë për konferencën e parë të anëtarësimit, pasi, sipas raportit periodik të tij, ajo i ka plotësuar kushtet për këtë.

Shqipëria vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian se ka shënuar përparim të mirë në reformat kyçe.

Në raport thuhet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur me reformën e administratës publike, ku arritjet e prekshme, duhen fuqizuar më tej.

Edhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë vlerësohet se është i përgatitur mesatarisht, ku ka vazhduar një reformë gjithëpërfshirëse dhe e plotë.

Institucionet e reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit kanë ecur me proceset për të mbushur vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas raportit, rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si vettingu, ka përparuar në vazhdimësi, duke sjellë rezultate të prekshme, pasi u trajtuan mbi 286 dosje dhe 62% e tyre sollën dorëheqje dhe shkarkime për pasuri të pajustifikuara.

Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër tij.

Autoritetet, thuhet në raport, forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë raporti shton se numri i hetimeve mbetet i lartë, por dënimet përfundimtare ndaj zyrtarëve të lartë mbeten të kufizuara deri sot.

Komisioni Europian vlerërsoi Shqipëria ka një nivel mesatar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë përparim të mirë në forcimin e luftës kundër tij, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së.

Në raport thuhet se edhe këtë vit Shqipëria kundërshtoi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit me një angazhim të fortë e të vazhdueshëm.

Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.

Lidhur me pronat Komisioni Europian kërkoi përparim të shpejtë në regjistrimin e pronave. Por shqetësimet në lidhje me të drejtat e pronës janë ngritur edhe nga qytetarë të pakicës greke në rajonin bregdetar jugor.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias.

Ndryshimet vlerësohen se nuk janë në standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetëcensurës, dhe rreth pengesave të mundshme të lirisë së shprehjes në vend.

Komisioni shtoi se përfaqësuesit e shumicës qeverisëse premtuan për të ndjekur Opinionin e Komisionit të Venecias, dhe projektligji për mediat është duke u rishikuar.

Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.

Lexo Gjithashtu

me ministrat dhe drejtuesit politik Politika

Rama nis takimin me ministrat dhe drejtuesit politik në vilën qeveritare, dy arsyet pse u ndryshua vendi i mbledhjes!

4 min më parë
Politika

Ish-kryeministri Majko: Mali i Zi të tregojë provat ose të japë shpjegime për akuzat

1 orë më parë
Jemi përballë një skandali Politika

“Spajic të japë shpjegime”- Majko për deklaratat e kryeministrit malazez: Jemi përballë një skandali rajonal! Shqipër

2 orë më parë
Reklamë

Lajmet e Fundit

probleme të shëndetit
I vuri zjarrin pyjeve të Vajkalit dhe rrezikoi banorët, Policia procedon piromanin! Autori me probleme të shëndetit mendor,
4 min më parë
Flakët ‘përpijnë’ dhe pyjet e Librazhdit,
Flakët ‘përpijnë’ dhe pyjet e Librazhdit, situatë kritike! Zjarri përhapet nga era dhe u afrohet banesave të fshatit X
4 min më parë
me ministrat dhe drejtuesit politik
Rama nis takimin me ministrat dhe drejtuesit politik në vilën qeveritare, dy arsyet pse u ndryshua vendi i mbledhjes!
4 min më parë
OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
13 min më parë
Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë
19 min më parë
e Trump
BERLIN – Gjermania refuzon emërtimin e Trump për Liqenin Ontario
20 min më parë
Paige Bueckers firmos kontratë shumëvjeçare me Unrivaled, bashkohet me Olivia Miles dhe emra të tjerë
29 min më parë
Një fitim i madh për Kevin Durant nga investimi i hershëm në Hugging Face pas shitjes së pretenduar prej 12.9 miliardë dollarësh
30 min më parë
Merr fund pas shtatë vitesh “dashuria”
Merr fund pas shtatë vitesh “dashuria” mes Milanit dhe Leaos, portugezi largohet drejt Turqisë!
33 min më parë
disa hektarë me
Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën, s’ka të lënduar! Flakët ‘përpijnë’ disa hektarë me pyje, vijon beteja nga te
34 min më parë

Lajme

  • Politika
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Kronika e Zezë

Bota & Rajoni

  • Bota
  • Amerika
  • Kosova
  • Rajoni
  • Maqedonia

Sport & Opinion

  • Sporti
  • Sporti në Botë
  • Opinion

Arte

  • Arte
  • Film
  • Libri
  • Muzikë
  • Teatër
  • TV

Më Tepër

  • Teknologji
  • Life Style
  • Moda
  • Rozë
  • Horoskopi
© 2026 24 Orë Lajme. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Privatësia · Kontakt