☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,717 ▼0.18%
DOW 53,566 ▼0.01%
NASDAQ 26,428 ▼0.43%
NAFTA 83.13 ▼0.48%
ARI 4,523 ▼3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,724 ▼ -3.23% ETH $2,435 ▼ -3.4% XRP $1.3923 ▼ -5.32% SOL $104.6700 ▼ -3.12%
S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,566 ▼0.01 % NASDAQ 26,428 ▼0.43 % NAFTA 83.13 ▼0.48 % ARI 4,523 ▼3.03 % S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,566 ▼0.01 % NASDAQ 26,428 ▼0.43 % NAFTA 83.13 ▼0.48 % ARI 4,523 ▼3.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kronika

I vuri zjarrin pyjeve të Vajkalit dhe rrezikoi banorët, Policia procedon piromanin! Autori me probleme të shëndetit mendor,

Policia identifikon dhe merr nën akuzë autorin e dyshuar të zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal në Bulqizë, ku flakët prej dy ditësh vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje e kullota, teksa rrezikojnë edhe banorët.

Blutë bëjnë me dije personi i dyshuar është shtetasi A. M., 49 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pasi vuan nga problemet e shëndetit vendor.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit se në malin e fshatit Vajkal, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, kishte rënë zjarr, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e autorësisë së zjarrvënies. Nga veprimet hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vajkal”, tha policia.

Por ai është lënë i lirë në procedim për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe do trajtohet në Psikiatrinë e Shkodrës më tej.

“Ndaj tij u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. 49-vjeçari, u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër për trajtim të specializuar”, tha policia vendore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apeloi për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve, barishteve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

“Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.