⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.44% ETH $2,263 ▲ +0.36% XRP $1.2476 ▼ -0.31% SOL $93.9700 ▼ -1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Spajic të japë shpjegime”- Majko për deklaratat e kryeministrit malazez: Jemi përballë një skandali rajonal! Shqipër

Ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar menjëherë sot (28 gusht) pas deklaratave të kryeministrit malazez.

Milojko Spajiç akuzoi Shqipërinë, që sipas tij, së bashku me Serbinë, kanë planifikuar sulm hibrid ndaj Malit të Zi.

Majko shkruan me një postim në rrjetin social se “ky është një skandal rajonal dhe se Shqipëria nuk ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë”.

“Komenti i kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X), për veprimtari të koordinuara hibride të dy fqinjëve të vendit të tij me synim destabilizimin e vendit janë shqetësuese! Më shqetësuese janë nënkuptimi që sipas medias malazeze “Vijesti” nga “burime të brendshme” këto dy vende janë Serbia dhe Shqipëria!”, thotë Majko.

Dhe më tej vijon reagimin e tij:

“Aludimet e kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X) vënë nën akuzë Shqipërinë e cila nuk ka “dashuri” gjeopolitike për Serbinë! Deklarime të tilla janë të çuditshme nëse ato nuk shoqërohen me “nota diplomatike” apo edhe në aplikimin zyrtar të tyre në strukturat e Aleancës së NATO-s! Politika e Malit të Zi ka një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të “dyfishtë” në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri tjetrin!”.

Majko mendon se Spajic ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur në udhëkryq dhe mendon se duhet të japë shpjegime se si një vend i NATO-s po sulmon një tjetër vend të kësaj aleance.

“Kryeministri i Mali të Zi Milojko Spajiç ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq! Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po “sulmon” një anëtar tjetër të kësaj aleance! Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale, të paprovuara në rrjetet sociale! Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi ku Milojko Spajiç është kryeministër…”, shkruan Majko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.