☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,764 ▲0.43%
DOW 53,760 ▲0.35%
NASDAQ 26,660 ▲0.45%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,634 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,350 ▼ -1.6% ETH $2,506 ▼ -0.73% XRP $1.4211 ▼ -2.74% SOL $105.4500 ▼ -1.72%
S&P 500 7,764 ▲0.43 % DOW 53,760 ▲0.35 % NASDAQ 26,660 ▲0.45 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,634 ▼0.64 % S&P 500 7,764 ▲0.43 % DOW 53,760 ▲0.35 % NASDAQ 26,660 ▲0.45 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,634 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Ish-kryeministri Majko: Mali i Zi të tregojë provat ose të japë shpjegime për akuzat

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ka reaguar pas shkrimit të medias malazeze “Vijesti”, sipas së cilës kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, i referohej Shqipërisë dhe Serbisë për veprimtari të koordinuara hibride me synim destabilizimin e vendit.

Në reagimin e tij, Majko kërkon që Mali i Zi të japë menjëherë shpjegime dhe të paraqesë prova, nëse Shqipëria është një nga dy vendet për të cilat kryeministri malazez ka bërë këto akuza.

Majko e konsideron veçanërisht shqetësues faktin që një vend anëtar i NATO-s mund të akuzojë një tjetër vend anëtar të kësaj aleance për përfshirje në veprimtari destabilizuese. Sipas tij, nëse pretendimet janë konkrete, ato nuk mund të mbeten në nivel deklaratash në rrjetet sociale, por duhet të shoqërohen me nota diplomatike dhe, nëse është e nevojshme, të çohen në strukturat e NATO-s.

“Politika e Malit të Zi ka një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të ‘dyfishtë’ në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri-tjetrin! Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq!

Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po ‘sulmon’ një anëtar tjetër të kësaj aleance! Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale, të paprovuara në rrjetet sociale!

Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi, ku Milojko Spajiç është kryeministër”, shkroi Majko.

Në reagimin e tij, Majko thekson se komentet e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, në rrjetin X, për veprimtari të koordinuara hibride të dy fqinjëve të vendit të tij me synim destabilizimin e vendit, janë shqetësuese.

“Më shqetësuese janë nënkuptimet që, sipas medias malazeze ‘Vijesti’, nga ‘burime të brendshme’, këto dy vende janë Serbia dhe Shqipëria!

Aludimet e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, në rrjetin X, vënë nën akuzë Shqipërinë, e cila nuk ka ‘dashuri’ gjeopolitike për Serbinë!

Deklarime të tilla janë të çuditshme nëse ato nuk shoqërohen me ‘nota diplomatike’ apo edhe në aplikimin zyrtar të tyre në strukturat e Aleancës së NATO-s!

Politika e Malit të Zi ka një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të ‘dyfishtë’ në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri-tjetrin!

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq!

Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi, ku Milojko Spajiç është kryeministër…”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.