🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,944 ▲ +0.59% ETH $2,246 ▲ +0.81% XRP $1.1682 ▼ -1.28% SOL $89.9200 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Gjermania refuzon emërtimin e Trump për Liqenin Ontario

BERLIN, 28 gusht /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane do të vazhdojë ta quajë Liqeni Ontario dhe nuk do të përdorë emrin “Liqeni Amerika”, me të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur ta quajë këtë liqen që ndodhet në kufirin SHBA-Kanada.

“Ky është një vendim amerikan për ta quajtur këtë liqen me një emër tjetër. Për momentin, ky vendim nuk ka pasoja për vendet e tjera”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Për ne, ai mbetet Liqeni Ontario, që është emri i përdorur tradicionalisht”, shtoi ai.

Zëdhënësi përdori një shembull për të shpjeguar qëndrimin e Gjermanisë: “Në SHBA, futbolli quhet ‘soccer’, por kjo nuk do të thotë se në vendet e tjera duhet të quhet gjithashtu ‘soccer’.”

I pyetur nëse qeveria gjermane ka frikë se Trump mund të mbajë mëri ndaj Gjermanisë për këtë çështje, zëdhënësi tha se emërtimi i ujërave nuk duhet të jetë arsye për të krijuar pakënaqësi politike ndaj askujt.

Liqeni Ontario është një nga pesë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut.

Kufiri mes SHBA-së dhe Kanadasë kalon përmes katër prej tyre.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Otavës janë tensionuar sërish ditët e fundit, pasi kryeministri kanadez Mark Carney ka refuzuar të tërhiqet në përplasjen tregtare dhe tarifore mes dy vendeve.

Vitin e kaluar, Trump vendosi gjithashtu të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës, duke e quajtur atë “Gjiri i Amerikës”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.