☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.90 ▼2.45%
ARI 4,785 ▲2.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,206 ▲ +-0% ETH $2,144 ▲ +1.8% XRP $1.3483 ▲ +0.3% SOL $82.6000 ▼ -0.63%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni Europian, 2.5 mln euro për bizneset në Ballkanin PerëndimorK

Komisioni Evropian ka planifikuar të investojë 2.5 milionë euro për Ballkanin Perëndimor , në kuadër të programit Forumi i Investimeve të Dhomave (WB6 CIF), për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në rajon.

Projekti do të mundësojë që më shumë se 1,200 NVM nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin mbështetje konkrete nga CIF6 BB gjatë tre viteve të ardhshme, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese, të bëhen furnizues të korporatave shumëkombëshe, si dhe të tërheqin fondet e BE-së investimet e huaja, sipas një deklarate të fundit të institucionit.

Financimi parashikohet të bëhet i ditur me detaje, përmes takimit që do të kenë Drejtori për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane, Genoveva Ruiz Calavera dhe kryetarit të bordit drejtues të ËB6 CIF, Marko Cadez, gjatë takimit të gjashtë vjetor në kuadër të Iniciativa e Procesit të Berlinit për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

BE është e bindur se integrimi i fuqishëm ekonomik i Ballkanit Perëndimor është një hap përpara për rajonin në procesin e pranimit në BE dhe do të kontribuojë për një biznes më efikas dhe një cilësi më të mirë jetese për njerëzit, sipas Calavera.

“Në këtë proces, WB6 CIF është një nga ndërtuesit kryesorë të hapësirës ekonomike rajonale pa pengesa në tregti dhe zëri i komunitetit të biznesit,” tha Calavera.

CIF WB6 u krijua në gusht të vitit 2015 nga dhomat e tregtisë së Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë me mbështetjen e Odës Ekonomike Federale të Austrisë (WKO) dhe Shoqatës së Dhomave Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK). Qëllimi i saj është, që ekonomitë e ËB6-së do të zhvillojnë një platformë të përbashkët për nxitjen e investimeve dhe të punojnë bashkërisht për paraqitjen e rajonit si një destinacion i shëndoshë investimi për komunitetin e biznesit të huaj. Të dyja palët, njerëzit e biznesit nga rajoni dhe investitorët e brendshëm do të përfshiheshin në përgatitjen e axhendës së reformës rajonale. Zbatimi i axhendës së investimeve do të lehtësojë marrjen nga ËB6 të strategjive të zhvillimit ekonomik të lidhur me rritjen inteligjente, bazuar në dijen dhe inovacionin, duke përdorur përvojën e BE-së dhe platformat e specializuara të zgjuarsisë, rritjen e gjelbër, zhvillimin e zinxhirëve të vlerave, transferimin e teknologjisë dhe ndërtimin e një dixhi-ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.