☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,586 ▲0.88%
DOW 46,645 ▲0.65%
NASDAQ 21,877 ▲1.33%
NAFTA 99.75 ▼1.61%
ARI 4,787 ▲2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,121 ▲ +0.27% ETH $2,131 ▲ +1.46% XRP $1.3490 ▲ +0.37% SOL $83.9100 ▲ +1.48%
S&P 500 6,586 ▲0.88 % DOW 46,645 ▲0.65 % NASDAQ 21,877 ▲1.33 % NAFTA 99.75 ▼1.61 % ARI 4,787 ▲2.32 % S&P 500 6,586 ▲0.88 % DOW 46,645 ▲0.65 % NASDAQ 21,877 ▲1.33 % NAFTA 99.75 ▼1.61 % ARI 4,787 ▲2.32 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit/ Zbardhen emrat, ja cilët do të jenë anëtarët e PD

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ja kush jane anëtarët që do i takojnë Partisë Demokratike.
1.Enkelejd Alibeaj – Kryetar
2.Gazment Bardhi
3.Oerd Bylykbashi
4.Sorina Koti
5.Ferdinand Xhaferri
6 Ervin Salianji
7.Kreshnik Çollaku
Ndërkohë pritet që mazhoranca të caktojë 8 anëtarët e saj në Komisionin Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është vetëm një nga kërkesat e Lulzim Bashës për aksionin opozitar institucional brenda Kuvendit.
Pas dorëzimit të kërkesës nga nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave duke thënë se PD e ka detyrim jo vetëm ndaj zgjedhësve të saj, por ndaj të gjithë qytetarëve që të hetojë zgjedhjet e 25 prillit dhe ka evidentuar dhe problematikat më të mëdha në këtë aspekt.
Alibeaj: Së bashku me kolegët kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për masakrën zgjedhore që ndodhi në 25 Prill. Është një nevojë ulëritëse që sistemi demokratik kërkon, disa nga çështjet kryesore që meritojnë dhe do të hetohen, në transparencë të plotë me publikun:
1.Mbyllja e kufijve, duke iu bërë të pamundur emigrantëve votimin në zgjedhjet e 25 prillit;
2.Legalizimi i më shumë se 10 mijë ndërtesave informale;
3.Disbursimi i fondit i parakohshëm i ndihmës ekonomike. Shtesa prej 20 mijë familjesh në skemë që u zhvatën, u vodhën për 4 vite. Në periudhë zgjedhore 2.5 mln euro ndihmë ekonomike, 20 mijë familje  u rifutën në këmbim të blerjes së votës;
4.Punësimi i më së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në këtë vend që vetëm ikin njerëzit për shkak të papunësisë;
5.Rritja e rrogave për administratën, e cila është kthyer në një skuadër të PS, këta njerëz përdoren vetëm në periudhën e fushatave zgjedhore;
6.Do të hetohen 120 milionë të asfaltit elektoral;
7.Do të hetohen 505 milionë tendera, koncensione, që 878 kontrata, në vitet e tjera ka qenë një shifër tre herë më e vogël. Periudha pas pandemisë, ku lëngonte familja shqiptare, por u gjetën paratë për tiua shpërndarë një grupi të madh njerëzish të përzgjedhurish, të cilët punuan në fushatë për qeverinë;
8.Fondet publike për tërmetin, fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, dhe u bënë me shtëpi vetëm disa javë para zgjedhjeve;
9.Do të hetohet dhe ajo që është qershia mbi tortë, do të hetohet spiunazhi modern. Në 2021 në këtë vend edhe njëherë rikthehen makthet e regjimit të para 90-tës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.