☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.99 ▼1.37%
ARI 4,757 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,521 ▲ +3.43% ETH $2,132 ▲ +5.29% XRP $1.3528 ▲ +3.36% SOL $83.3700 ▲ +3.64%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.99 ▼1.37 % ARI 4,757 ▲1.67 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.99 ▼1.37 % ARI 4,757 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë shkarkon Fullanin e Golemin

bracekomisioni-320x191Komisioni i Ekonomisë, ka miratuar propozimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për shkarkimin e ish-Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani dhe të Inspektores së Përgjithshme, Elivar Golemi.

Në një deklaratë për mediet, kryetari i këtij komisioni, deputeti socialist Erion Braçe, ka pranuar: “Komisioni ka gjetur në përputhje me ligjin, propozimin e Këshillit Mbikëqyrës dhe e ka miratuar atë në unanimitet të plotë”.

Braçe ka pohuar se arsyeja që ka sjellë edhe këshilli, ka qenë shkelje e etikës në detyrë dhe cenimi i interesave të Bankës së Shqipërisë.

Brace njoftoi më tej, se në seancën plenare të radhës, pritet që relacionet të jenë në Kuvend. “Më pas do vijojmë me procedurat për emërimin e drejtuesve të rinj. Relacionet e komisionit do t’i paraqiten javën që vjen Kuvendit, për të nisur nga puna për emërimet e reja”.

Ndërkohë, Komisioni votoi dhe për shkarkimin e krye-inspektores Elivar Golemi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.